Categories Lajme

Nisin hetimet ndaj tre policëve që dyshohet se e ndihmuan Pjetër Nrecajn t’ia merrte fëmijët Valbona Nrecajt

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjashtë muaj pas vrasjes së Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj nga bashkëshorti Pjetër Nrecaj.

Tre policët e stacionit Policor të Gjakovës dyshohen se kundërligjshëm kishin ndihmuar Pjetër Nrecajn, që të merrte fëmijën nga nëna e tyre, tashmë e ndjera Valbona Nrecaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka konfirmuar për Lajmi.net se janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

Ai ka thënë se Inspektorati Policor i Kosovës ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj tre policëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Po janë duke u zhvilluar hetimet. Para një javë ka ardhur kallëzim penal nga Inspektorati Policorë. Hetimet kanë filluar, mirëpo kemi pasur disa problemë rreth prokuroreve, për shkak së janë bërë disa ndryshime”, ka thënë Selimaj.

Ndërkaq zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj, ka konfirmuar për Lajmi.net se tre policët po vazhdojnë të jenë të suspenduar.

“Mund të konfirmojmë se tre policët e stacionit Policor të Gjakovës vazhdojnë të jenë të suspenduar”, ka thënë Podrimja.

E ndjera Valbona Nrecaj kishte kërkuar ndihmën e Qendrës për Punë Sociale që t’i takonte fëmijët, por meqë ajo e kishte kërkuar shkurorëzimin, bashkëshorti ia kishte ndaluar nënës t’i shihte fëmijët.

Valbona Nrecaj së bashku me vajzën e saj të mitur, u vra me 7 gusht të vitit të kaluar, nga bashkëshorti i saj Pjetër Nrecaj. Nrecaj u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME