Categories Lajme

Nisin punimet e aeroportit, Rama: Mu desh të duroja padurimin dhe përqeshjen e vlonjatëve

Kanë nisur sot punimet për aeroportin e Vlorës. Ashtu sikurse ishte njoftuar për në 28 Nëntor. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tregoi vështirësitë e mbërritjes në këtë ditë.\ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se si deputet i Vlorës i është dashur të durojë edhe padurimin dhe përqeshjen e vlonjatëve.

“Vlora ka historinë e saj për sa i përket transportit ajror. Këtu është krijuar shkolla e parë e aviacionit, ndërsa këtu ku ndehemi është ndërtuar edhe aerodromi, që në 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake.

Mbi këtë gjurmë ne sot fillojmë një histori të re, sëbashku me mik të mirë, një njeri ndër më të shquarit e sipërmarrjes sonë kombëtare, një personalitet q ëme veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve dhe shumë njerëzve për veprat që ka bërë.

Kam nderin ta konsideroj edhe mikun tim, Bacën Bexhet që e falendeorj shumë për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët. Ndër të gjitha punët që kemi bërë për të ardhur deri në këtë ditë ka qenë më e vështira. Për dreq qëlloi të ishte një punë që do bëhej këtu në Vlorë dh mua mu desh të duroj padurimin e vlonjatëve, që janë kampionët,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi më tej se aeroporti i Vlorës do të jetë në aleancë me atë të Mynihut.

“Nuk ishte e thënë që ky proces të shkonte fjollë, u nis dhe u pengua disa herë për arsye objektive që nuk kishin lidhje me ne.  Për dreq na u fut në mes edhe pandemia, që më shumë se çdo tjetër goditi sektorin e aviacionit. Më në fund u bë e mundur të gjendet forca e duhur për ta cuar para, që është forca e Behgjet Pacollit.

Në njëfarë mënyrë gjithë ajo vonesë, ai stres të cilin vlonjatët kontribuan në mënyrë të veçantë me përqeshjet karakteristike, u kthye në mirësi sepse sot jemi këtu edhe me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit që është ai i Mynihut. Aeroporti i Mynihut vjen në Vlorë si një forcë operacionale, që garanton një menaxhim të nivelit të lartë,por garanton atë që të gjithë kane nevojë sinergjinë me aeroportet e tjera,” shtoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME