Categories Lajme

Nisin punimet për 7 urat e Kukës-Morinë

Brenda Dhjetorit do të përfundojnë 5 urat e dubluara dhe lidhja e tyre me rrugën, duke u bërë të qarkullueshme për automjetet nga Kukësi në Morinë dhe anasjelltas. Autoriteti Rrugor Shqiptar që ka tenderuar punimet garanton se urat do të jenë funksionale në të dyja krahët brenda muajit Dhjetor. Ndërkohë që punimet në urat e dubluara dhe ato që kishin ngelur pa përfunduar po kryhen nga firma kontraktuese “Vega Construction”.

Ndërsa janë vendosur trarët edhe për dy urat e tjera të mëdha tek Uzina, burime për Televizonin Klan thanë se punimet priten të zgjasin disa muaj për shkak të vështirësive teknike. Por pas afro 10 vitesh që nga koha e inaugurimit të Rrugës së Kombit, punimet i rinisura pritet t’i japin fund edhe makthit të udhëtarëve në këtë segment rrugor.

“Ndodhemi në segmentin rrugor Kukës-Morinë, një nga akset më të rrezikshme për shkak të aksidenteve të shumta automobilistike. Edhe pse ishte thënë se ky aks rrugor do të ishte gati në fund të Dhjetorit, bashkë me urat e dubluara, firma po kryen ende punime për të lidhur urat me pjesën e rrugës. Duhet të presim deri në fund të këtij viti, për të parë nëse ky aks rrugor do të jetë gati me të gjitha standardet rrugore”.

“U bë mbi një vit një urë kjo është turp, po na kap viti 2019. Po nuk është nevoja me ardhur firmë greke këtu, a pak ka firma tonat. Na pengon mospërfundimi i urës, ja shihe vetë. Aksidente ka pasur pikërisht në këtë urë”, thotë një drejtues automjeti.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e dy qeverive në Pejë, i kërkoi kreut të qeverisë shqiptare përfundimin sa më shpejt të punimeve në këtë aks.

Për shkak të punimeve në 7 urat e dubluara, drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të qarkullojnë vetëm në një krah të rrugës. Projekti për rrugën Kukës-Morinë u ndryshua vitet e fundit, pasi gjerësia e urave nuk përputhej me gjerësinë e rrugës dhe nivelin e saj, duke kërkuar ndërhyrje në punime me rakordime dhe plotësime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME