Categories Lajme

Nisin punimet për ndërtimin e 500 banesave në Laç, kryebashkiakia nuk mban të qeshurën

Ministri për Rindërtimin nga tërmeti Arben Ahmetaj ka qenë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Laçit, ku ka asistuar fillimin e punimeve për ndërtimin e mbi 500 banesave, të cilat do të financohen nga qeveria turke. Të pranishëm në këtë inspektim, ishte edhe kryetarja e bashkisë së Laçit, Majlinda Cara si dhe administratori i kompanisë turke, i cili tha se shpreson që brenda vitit të përfundojnë punimet.

Ndërkohë në fjalën e tij Ahmetaj falenderoi qeverinë turke, duke shtuar se në krye të një viti qytetarët do të marrin çelësat e shtëpive. “Administratori i kompanisë turke që do të ndërtojë në Laç atë premtim që ka dhënë qeveria turke dhe presidenti Erdogan. Këtu do të ndërtohen mbi 500 apartamente dhe qendra biznesi. Në krye të një viti qytetarët këtu do të kenë shtëpitë e tyre të reja dhe hapësirën e tyre komunitare.

Unë dua të falenderoj popullin turk, qeverinë turke dhe sigurisht presidentin Edogan për premtin e mbajtur. Sot është një datë e shënuar për qytetarët e Laçit. Për një vit do të vijmë për tu dhënë çelsa banorëve. Do të vijmë shumë shpesh me Majlindën dhe Servetin për të parë punimet.”- tha Ahmetaj. Po ashtu mjaft e entuziazmuar në këtë takim ishte edhe kryetarja e bashkisë Majlinda Cara, e cila nuk e fshehu buzëqeshjen gjatë takimit me Ahmetajn, ku siç duket kanë shkëmbyer ndonjë batutë mes tyre.

Po ashtu Cara nuk harroi që të falenderonte presidentin Erdogan, por gjithashtu edhe kryeministrin Edi Rama. “Sot është një nga ditët më të lumtura të punës time. Falenderoj popullin turk, presidentin Erdogan dhe padyshim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për gjithë mbështetjen që i dha popullit të Kurbinit për ti rikthyer banorët në jetën normale.”- tha Cara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME