Categories Lajme

Flet nëna e vajzës në Velipojë: Më tha do të pi kafe me një shok

Nëna e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt tre ditë më parë në plazhin e Velipojës pasi kishte dalë për xhiro me Indrit Bajraktarin, ka deklaruar përpara grupit hetimor se e bija i kishte thënë se do dilte për kafe me një shok. Nëna ka pranuar se i ka dhënë leje të bijës, pa dhënë detaje të tjera lidhur me raporton me 25-vjeçarin.

“Vajza më ka thënë po dal të pi kafe me një shok dhe unë i kam thënë në rregull”, është shprehur nëna e të ndjerës, raporton Abc News. Ndërkohë Indrit Bajraktari ende nuk ka folur para grupit hetimor, duke deklaruar se do të flasë para gjykatës.

Ndërkohë në momentin e arrestimit, ai i ka qëndruar të njëjtës alibi si në përgjigjen ndaj punonjësve të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit se vajzën e kishte lënë në breg me xhaxhain e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME