Categories Showbiz

Një ditëlindje ndryshe, programi “Dua të të bëj të lumtur” befason Amin me një maratonë surprizash

Në puntatën e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia prekëse e Anitës dhe Ilirit, motrës dhe vëllait që para pak muajsh kanë humbur fatkeqësisht prindërit e tyre.

Në mbështetje të tyre, por dhe për t’i surprizuar në këtë moment kaq të vështirë për ta kishte ardhur një nga çiftet më të dashur për publikun, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Siç dihet në programin “Dua të të bëj të lumtur” edhe të ftuarve specialë u bëhen surpriza. Këtë herë rradhën e kishte, moderatorja, Amarda Toska e cila një ditë më parë kishte edhe ditëlindjen. Për këtë arsye produksioni i programit ishte kujdesur që këtë ditë t’a kthenin në një ditë të paharrueshme për të.

E ftuar surprizë për Amardën fillimisht erdhi Denisa, shoqja e saj e ngushtë me të cilën janë njohur shumë vite më parë që në periudhën e studimeve në shkollën e baletit. Denisa nuk hezitoi të tregonte momentet më të rëndësishme nga shoqëria e tyre e vjetër dhe batutat nuk munguan nga të dyja palët.

Surprizën e dytë e kishte rezervuar balerini dhe koreografi i njohur, Albi Nako, i cili e ftoi Amin që të kërcenin një tango pas 21-vitesh.

Gjithashtu gjatë bisedës që u zhvillua në studiou tregua se Albi kishte qenë iniciatori që Ami të niste karrierën e saj në televizion.

Emocionet më të mëdha për çiftin i kishte rezervuar Joeli, fëmija i tyre i parë, i cili nëpërmjet një video-mesazhi nuk u kursye të tregonte gjithë dashurinë për prindërit e tij, por gjithashtu kishte dhe disa kërkesa për ta.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i festoi ditëlindjen Amit duke improvizuar një festë të vogël brenda kushteve të pandemisë.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME