Categories Kuriozitete

Një familje gjen një milion dollarë, ja si vepruan

Një familje nga Virxhinia vetëm po përpiqej thjesht që të kapërcente trishtimin e karantinës me një shëtitje të gjatë me makinë, kur i ndodhi ajo që mund të shpresojë shumëkush prej nesh: gjetën në mes të rrugës qese që kishin brenda gati 1 milionë dollarë!

Një makinë përpara tyre e kishte anashkaluar me idenë që ishte qese plehrash, por familja Schantz nuk pati kohë për manovra e i kaluan sipër, shkruan Gazeta SHQIP. Për të mos lënë “plehrat” ashtu, e morën dhe e hodhën në pjesën e pasmë të kamionçinës.

Duke ecur panë dhe një qese tjetër, e morën dhe ata me idenë që më vonë t`i hidhnin bashkë në koshat e mbeturinave.  Kur arritën në shtëpi dhe i panë, iu dukën si zarfa të dërguara me postë. Por kur kontrolluan më mirë, panë se ishin para”, thotë CNN, duke cituar sherifin e kontesë Caroline, Scott Moser.

Ata nuk i mbajtën paratë, por lajmëruan autoritetet, të cilat tani po hetojnë për të parë sesi përfunduan këto para në rrugë. Moser vetë e pranoi se vendimi për t`i kthyer paratë do të kishte qenë i vështirë për këdo, por ai shtoi se familja, kishte bërë gjënë e duhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME