Categories Kuriozitete

Një fenomen i rrallë astronomik do të ndodhë sonte

Sonte në mbrëmje do të mund të shikoni një fenomen hapësinor me dy planetët Venus dhe Jupiter. Të dy do të rreshtohen pranë njëri-tjetri dhe ky fenomen do të mund të shihet pas perëndimit të diellit, kur dhe planetët do të duken si dy pika të shndritshme.

Venusi dhe Jupiteri janë afruar gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërsa distanca më e afërt do të kulmojë mbrëmjen e 24 Nëntorit. Pavarësisht se janë qindra milionë kilometra larg njëri-tjetrit, sonte këto planete do të shfaqen pranë tyre duke formuar gati një vijë të drejtë me Tokën.

Venusi është 90 milionë kilometra larg Tokës, ndërsa Jupiteri është pothuajse 900 milionë kilometra larg planetit tonë. Venusi do të jetë më i shndritshmi nga të dy, sipas astronomes Tania de Sales Marques.

Ajo thotë se koha më e përshtatshme për të parë këtë fenomen do të jetë rreth orës 16:30. Ata që kanë një shikim më të mprehtë, sipas astronomes do të jenë në gjendje të shikojnë në horizont edhe një planet të tretë. Ky do të jetë Saturni, i pozicionuar pas Jupiterit dhe Venusit.

Nëse do ta humbisni këtë fenomen sot, mos u shqetësoni sepse dy planetët do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit për disa ditë. Në një distancë të tillë, Venusi dhe Jupiteri do të përkojnë sërish në Shkurt të vitit 2021. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME