Categories Lajme

Një funksion i proteinave mund të përmirësojë kimioterapinë në të ardhmen

Një grup studiuesish nga Fakulteti i Shëndetit dhe Shkencave Mjekësore në Universitetin e Kopenhagës po përpiqen të kuptojnë se si qelizat riparojnë ose anashkalojnë lezione të shkaktuara nga kimioterapia, duke shpresuar të sigurojnë metoda të reja për të frenuar këto procese riparimi dhe për ta bërë kimioterapinë më efikase, sipas faqes shkencore ONB. Kimioterapia sulmon të gjitha qelizat në trupin tonë dhe jo vetëm ato kancerogjene, prandaj pacientët që i nënshtrohen trajtimit shpesh përjetojnë efekte anësore, të tilla si dobësi fizike, rënie e flokëve dhe të përziera.

Sidoqoftë, qelizat kancerogjene mund të gjejnë mënyra për t’i shpëtuar kimioterapisë. Kur sulmohen nga kimioterapia, qelizat, përfshirë ato të kancerit, përpiqen të riparojnë ose të punojnë përreth dëmtimit. “Kemi gjetur prova të forta se proteina RFËD3 është përgjegjëse për orkestrimin e riparimit të lezioneve të ndryshme të ADN-së të shkaktuara nga kimioterapia”, thanë shkencëtarët.

“Nëse mund ta frenojmë këtë proteinë, ne mund të parandalojmë që qelizat të tolerojnë dëmtimet e ADN-së, gjë që mund të çojë në një kimioterapi më efikase në të ardhmen”. Rezultatet, të botuara në “Molecular Cell”, përfaqësojnë kulmin e tre viteve kërkim, gjatë të cilëve grupi i shkencëtarëve vëzhgoi se mungesa e proteinave çon në një defekt të thellë në rekrutimin e përbërësve të nevojshëm për të riparuar dhe toleruar dëmin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME