Vetëm 14 vjeç por Anxhelo ishte i pranishëm kur Përparim Ademi shkrehu gjithë karikatorin mbi tezen dhe nënën e tij, më 31 dhjetor, në vigjilje të Vitit të Ri. Zhaneta Metani dhe motra e saj Kristina Bardhi ndërsa sot kanë folur gjatë vëllai dhe motra tjetër e tyre si dhe djali i Zhanetës, Anxhelo.

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, ai ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja. “Ishte thjesht veprim, hyri në derë dhe mbaroi punë. Ai ishte gjaknxehtë, nuk kishte emocione në fytyre, thjesht i tme rrshëm, i fri kshëm”, shton më tej 14-vjeçari.
“Ishte një tme rr i vërtetë munda të shikoja çdo gjë që ndodhi. Ra zilja shkova për të parë te syri dhe shikoj një me kapuç që ishte nipi i tij dhe më pas tezja ime cohet nga tavolina dhe më thotë largohu nga dera, hap derën dhe në moment donte të mbyllte derën por nuk kishte forcë, e ndihmova të mbyllte derën. Ai kishte hyrë brenda, ishte shumë vonë.
Kishte ar mën, breshëri mamasë time, gati shumicën i ka ngrënë tezja ime, ndërkohë që mamaja ishte e vde kur pa puls në vend ai vazhdonte të qëllonte, siç e shikoni nga vet faktet, vendi ishte plot me gja k. Janë flokët e mamasë time që kanë dalë së bashku me kafkën, është pjesë e kafkës së mamasë. Nuk e kontrolloja dot vetën, vrapova drejt frigoriferit. Unë u fsheha te frigoriferi, ai u ul dhe drejtoi tyten per nga vetja. Mesa duket ka dashur që të trembë mua”, ka treguar adoleshenti/

