Categories Kuriozitete

Një histori e dhimbshme por me një fund të bukur

Më quajnë Anita, dhe atë kohë isha në muajin e 6-të të shtatzënisë. Kisha bërë Eko dhe e dija se fëmija im ishte djalë. Të gjithë e prisnin me padurim ardhjen e djalit tim në jetë. Madje doja ta quanim Antuan, burri im e kishte fiksim këtë emër. Por askush s’do ta merrte me mend se çfarë do të ndodhte më pas. Ishte një natë e acartë në janar, dhe telefoni bie në orën 3:00 të natës.

Duke qenë se unë nuk duhet të lëvizja, u ngrit burri dhe u përgjigj pastaj me shpejtësi doli në dhomën tjetër. U ngrita dhe e dëgjova pas derës dhe marr vesh që vëllai im 12 vjeçar kishte përfunduar në spital. Ai u vesh dhe iku në spital me makinën e tij.
Unë isha në ankth, nuk po ndjehesha mirë. Shtëpia jonë ishte e madhe, se burri im kishte pasuri të mëdha. Marr makinën time dhe nisem për në spital. Rrugës ndjej kontraktime dhe e humbas vetëdijen. Kush do ta mendonte se çdo ndodhte më pas. Unë vërtetë përfundova në spital, por si e aksidentuar.

Makina më kishte dalë jashtë kontrollit dhe ishte përplasur me bordurat e rrugës. Në spital mbaj mend vetëm ulërimën e mamasë time, kur më pa ashtu në barele dhe asgjë tjetër. Mjeket kishin arritur të më stabilizonin dhe u zgjova nga mëngjesi. Aty shoh babain, burrin dhe doktorin. Doktori më tha që fëmija im ishte në rrezik si pasojë e impaktit të goditjes, por mund të shpëtohej vetëm nëse transferohesha në spitalin kryeqytetit, ndërsa vëllai im duhej të bënte transplantin e veshkës brenda dy orëve ose do të vdiste.

Tha: “zonjë ju duhet të zgjidhni”. Pashë e përlotur nga burri dhe zgjodha të shpëtoj vëllain tim duke bërë abortim dhe më pas transplantin e veshkës. Me pas mbaj mend vetëm dritat e sallës së operacionit dhe kur zgjohem, marr vesh diçka që rrëqeth mishin dhe sot. Gjate abortimit, doktorët kishin hequr fëmijën, por ai kishte qarë, çka tregoi se ai mund të jetonte.

Kjo mrekulli i habiti doktorët dhe e çuan në inkubator. Operacioni vazhdoi me transplantin e veshkës tim vëllai që e pranoi me sukses. Si pasojë e dy ndërhyrjeve kirurgjikale zgjohem pas 21 ditësh kur marr vesh dhe mrekullinë dhe dhuratën më të bukur që mund t’më bënte zoti. Djali im kishte shpëtuar pasi faktikisht siç treguan analizat kisha qenë në muajin e 7-të, dhe kisha vetëm 1 ditë që kisha hyrë në të shtatin. Çfarë të doja më shumë nga kjo jetë? Antuani im gëzon shëndet të plotë dhe vëllai im gjithashtu, dhe unë jam nëna më e lumtur në botë që çdo minutë FALËNDEROJ TË MADHIN ZOT!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME