Categories Lajme

Të miturit me nevoja të veçanta/ AlbChrome u gjendet pranë tetë fëmijëve të punonjësve të vet në Bulqizë

Kompania AlbChrome, lider në sektorin minerar në Shqipëri, po përkrah që prej qershorit 2019 programin “Tungjatjeta” në qytetin e Bulqizës, një nismë tepër efikase e organizatës jo-fitimprurëse World Vision Albania and Kosovo, në mbështetje të fëmijëve në nevojë.

Në rastin konkret bëhet fjalë për 8 femijë që po marrin shërbime në këtë qytet, të cilët kanë të paktën një prind të punësuar pranë Albchrome. Sipas diagnozës përkatëse, fëmijët kanë marrë trajtime fizioterapie, logopedie, terapi zhvillimi dhe mbështetje emocionale nga ekspertët e organizatës. Prindërit e tyre janë shprehur tepër të kënaqur për shërbimin e marrë nga fëmijët.

Gjatë muajit shtator 2019, në kuadër të këtij programi, World Vision, me mbështetjen e AlbChrome realizoi një trajnim me 17 prindër dhe 7 punonjës të bashkisë Bulqizë.

Prindërit u trajnuan si të kujdesen për fëmijet dhe t’i trajtojnë ata sipas vështirësisë që kanë në kushtet e tyre të shtëpisë, njohuri këto që u kanë shërbyer shumë për t’i vënë në praktikë me efikasitet në përditshmëri.

“Tungjatjeta”, ka për qëllim të ndihmojë fëmijët në nevojë. Ky Program i inicuar nga World Vision Albania, synon integrimin e fëmijëve me aftësi ndryshe. Ajo çka e bën këtë program unik është fakti që secili fëmijë nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Pra në kuadër të këtij programi punohet me të gjithë elementët e trekëndëshit themelor që ndikon jetën e fëmijës: fëmijën vetë, familjen dhe komunitetin.

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe AlbChrome, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hajdutët shqiptarë futen në moçal për t’i shpëtuar policisë belge, përfundojnë pas hekurave

Policia lokale e Rivierenland ka arrestuar dy burra shqiptarë të dyshuar për një vjedhje shtëpie në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

47-vjeçari humbi jetën pasi po kryente marrëdhënie seksuale, zbardhet dëshmia e gruas që ishte me të: I thashë të merrnim ambulancën, por…

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 47 vjeçari Ç. M.,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

39-vjeçari shqiptar vret bashkëshorten me çekiç, njofton vetë policinë

Një vrasje brutale ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës. Sipas informacioneve, një burrë me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çmontohet banda e shpërndarësve të drogës! Në pranga pesë persona, mes tyre 2 vëllezër, si funksiononte grupi kriminal

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pesë persona, të cilët akuzohen për shpërndarje dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikti për lavazhin/ Goditën me sende te forta 19 vjeçarin në Sarandë, shpallen në kërkim tre të rinj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku tre të rinj kanë dhunuar me…

LEXO ME SHUME