Categories Lajme

Një histori suksesi”, parodisti i ri i Vlorës, në gjurmët e të parëve

Blerim Çipi djaloshi 20 vjeçar, studion për Histori dhe Gjeografi në universitetin e Vlorës, ndërkohë punon dhe si kamarier. Por pasioni i tij është teatri. Prej 5 vitesh është angazhuar në Teatrin Rinor “Petro Marko” të Qendrës Kulturore në Vlorë. E në fakt suksesi i Blerimit dhe shokëve të tij është i shpejtë e tani quhen “Parodistët e rinj të Vlorës”, titull i cili në fakt është shumë obligues.

Por, Blerimi ka edhe një brengë. Në moshën 13-vjeçare, pas vdekjes së të atit, Blerimi u detyrua të punonte dhe aksidentalisht humbi gishtat e dorës. Me dhimbje, tregon se për shkak të mungesës së doktorëve të specializuar, nuk i shpëtuan as gjysmën e dorës.

Blerimi ka nevoje për protezë, por kjo lloj proteze nuk mund të bëhet në Shqipëri. Shërbimi Kombëtar për Rininë dhe RTSH në sajë të projektit “Një histori suksesi” synojnë të promovojnë të rinj si Blerimi që talentin e tyre e rrezatojnë si dritë mes vështirësish, por kanë nevojë të mbështeten për të vijuar të qetë realizimin e ëndrrave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME