Categories Lajme

Një i parraburgosur i kushton xhepit të shqiptarëve 2900 lekë në ditë

Të qëndrosh një ditë në paraburgim ka një kosto shumë herë më të lartë sesa një ditë të zakonshme në liri. Sipas një raporti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, masat e arrestit me burg në vendin tonë jepen në mënyrë masive, duke krijuar edhe kosto të lartë për buxhetin e shtetit.

Në raport thuhet se në një ditë kostoja e një të paraburgosuri në vitin 2019 ka qenë 2,910 lek të reja. Ndërsa në total për buxhetin e shtetit kjo kosto shkon në 2.29 mld lekë të reja.

“Paraburgimi, kur nuk respektohen standartet ndërkombëtare dhe legjislacioni ynë i brendshëm (Kodi i Procedurës Penale), përveç se rezulton me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka gjithashtu një kosto tepër të lartë për buxhetin e shtetit. Kostoja ditore e shpenzimeve për mbajtjen e një të paraburgosuri në sistemin tonë penitenciar gjatë vitit 2019 është 2,910 Lek të reja. Kostoja totale financiare në buxhetin e shtetit, për akomodimin e personave të paraburgosur në vendin tonë për vitin 2019, paraqitet në nivele të larta, përkatësisht rreth 2.29 miliard Lek (të reja)”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME