Një imam dhe një murgeshë katolike nga Gjakova janë bërë bashkë për t’i ndihmuar të varfrit në prag të festave të fundvitit. Nëpërmjet një aksioni të shoqatës “Bereqeti”, rreth 40 familje u ndihmuan me produkte ushqimore e higjienike.
Kjo është hera e dytë që imami Abdurrahman Bejtullahu sjell ndihma në shtëpinë e paqes ku jetojnë familjet e varfra. Shtëpia e paqes udhëhiqet nga një grup i murgeshave katolike, raporton REL.
“Kjo është një ndihmë vullnetare duke e ditur se jemi në kohë pandemie. Është hera e dytë qe dega e Bereqetit me kërkesën e motrave që kujdesen për familjet në këtë godinë kemi vendosur të dhurojmë pako ushqimore”, shprehet ai.
