Categories Lajme

Varianti i ri i covid/ SHBA vendos kufizime për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar

Duke filluar nga e hëna, qeveria amerikane do të kërkojë që të gjithë pasagjerët e linjave ajrore që nisen nga Mbretëria e Bashkuar të testohen për koronavirus 72 orë para nisjes. Analizat paraprake në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se një variant i ri i virusit i shfaqur atje mund të jetë 70 për qind më ngjitës se variantet e mëparshme.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë përmes një deklarate se të të gjithë udhëtarët e linjave ajrore që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të testojnë negativë për koronavirusin, në mënyrë që të mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

Fillimisht, administrata amerikane u tha kompanive ajrore amerikane të martën se nuk planifikonte të kërkonte ndonjë test për pasagjerët që vinin nga Britania. Por planet kanë ndryshuar. Vendimi pason shfaqjen e një varianti të ri shumë infektiv të koronavirusit në Britani, çfarë ka nxitur shumë vende të mbyllin kufijtë e tyre me Mbretërinë e Bashkuar. Më herët të enjten, kompanitë ajrore amerikane United dhe Delta thanë se po u kërkonin të gjithë pasagjerëve që udhëtonin nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shteteve të Bashkuara që të provonin se kishin rezultuar negativë për koronavirus nga një test i kryer brenda 72 orësh para nisjes.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se pasagjerët duhet të rezultojnë negativë përmes testeve të kryera me tampon ose antigjen. CDC tha se “viruset ndryshojnë përmes mutacioneve, dhe analizat paraprake në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se varianti i ri mund të jetë 70% më infektues se variantet e mëparshme”.

CDC theksoi se në mars Presidenti Donald Trump pezulloi hyrjen e pothuajse të gjithë shtetasve të huaj që kishin qëndruar në Mbretërinë e Bashkuara gjatë 14 ditëve të fundit, duke ulur me 90% udhëtimet ajrore nga Britania për në Shtetet e Bashkuara.

Sipas rregullave të reja, pasagjerët që nisen nga Britania drejt Shteteve të Bashkuara duhet t’i tregojnë kompanisë ajrore dokumentacionin me shkrim të rezultatit nga testet laboratorike (çertifikatë në dorë ose elektronike). CDC tha se urdhëri do të nënshkruhet të premten dhe do të hyjë në fuqi të hënën./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME