Categories Lajme

Një investim i sigurt për të ardhmen, Juventusi “i grabit” Bajernit talentin e mesfushës

Një talent i ri në radhët e Juventusit, siç konfirmojnë burime brenda klubit, por edhe një tratativë e cila është pasqyruar nga shumë media prestigjioze në Gjermani, Spanjë e Itali, ndonëse bëhet fjalë vetëm për një 17-vjeçar.

Arsyeja është se Kenan Jildiz, talenti turko-gjerman, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë vendlindjen e prindërve deri tani (pjesë e Kombëtares turke U-17), etiketohet si një prej fantazistëve më të fortë në qarkullim për moshën dhe perspektiva është e gjitha në krahun e tij.

Bajerni i Mynihut nuk arriti që ta bindë duke i ofruar edhe një kontratë prej profesionisti për të mos e lënë të largohet nga radhët e tyre, ndërkohë që edhe Barcelona ishte gati të bënte çdo gjë për Jildiz, por më kot.

Ata që kanë fituar këtë betejë ka qenë Juventusi, pas dy vitesh tentativa për të bindur të riun dhe prindërit e tij. Driblimi i shpejtë, loja vertikale dhe asistet janë pika e tij e fortë, por edhe në zonën e golit nuk është aspak keq, përkundrazi.

Këto cilësi patën bërë që Bajerni të provonte të mos e lëshonte, ndërsa të tjerët ta kishin në radhët e tyre, ndonëse nga sezoni i ardhshëm, Kenan Jildiz do të veshë bluzën bardhezi, por nuk dihet nëse do të jetë pjesë e skuadrës U-19 apo asaj U-23 për momentin. Nëse turko-gjermani do të respektojë pritshmëritë, Juvja e ka në shtëpi fantazistin e së ardhmes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME