Categories Kulture

Një jetë me folkun e kërcyer \ Guri Gjeçi në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë

Një jetë me folkun e kërcyer – Guri Gjeçi- në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë-

Ka një jetë, gjysëm shekulli nuk është pak, që është marrë vetëm me skena e folk. I ka provuar të gjitha; edhe të kërcejë vetë në Ansamblin e shquar “Labëria” të Vlorës, edhe në ansamble të tjera të vendit, edhe koreograf profesionist, edhe moderator brilant aktivitetesh me përmasa të mëdha kulturore.

Të gjitha të lidhura me Trashëgiminë Kulturore Shpirtërore.

Kjo është me dy apo tri fjalë “pasaporta” artistike e Guri Gjeçit, vlonjatit që ka bërë histori kërcimi, në skena lokale, kombëtare e ndërkombëtare. Pas të madhit Jani Gjergji, Guri Gjeçi ka vendin e pa diskutueshëm në panteonin e atyre që kanë bërë histori kërcimi në Vlorë, ndërkohë që Guriu mbetet i shquar edhe si regjisor, libretist e moderator shpërthyes.

Ka rreth 12 vite që ka lënë Vlorën dhe është vendosur aty ku mjaft nga shqiptarët kanë gjetur jetën e ëndërruar, ndërkohë që shpirtin e ka në Vlorë. Siç këto ditë ka ardhë dhe përmes një koiçidence të bukur u bë pjesë e aktivitetit ” Zeje & Folk”, organizuar nga DRKK dhe Bashkia Vlorë.

Së bashku me Beb Dobin bëmë të mundur, falë dashamirësisë dhe mbështetjes së Kryetarit të Bashkisë, ti realizojmë një surprizë shumë të veçantë por tejet të merituar.

Në aktivitetin e organizuar në kuadër të ditës kombëtare të trashëgimisë kulturore, kryetari i bashkisë z. Dritan Leli i akordoi vlerësimin: ” Mirënjohje e Qytetit” të Vlorës. Më poshtë po shënoj motivacionin për vlerësimin: “Për kontribut të spikatur në fushën e artit dhe kulturës në Vlorë, veçanërisht në ruajtjen dhe zhvillimin e kërcimit tradicional shqiptar, si valltar e koreograf i shquar në breza.

Organizator dhe moderator i nivelit të lartë të veprimtarive kulturore me karakter lokal e kombëtar në një hark kohor prej gjysëm shekulli. Kontributor i madh në përcjelljen e vlerave të çmuara të trashëgimisë kulturore shpirtërore në Vlorë e përtej saj.” Kryetari Dritan Leli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME