Categories Kuriozitete

Një jetë në spital: 7 vjeçarja që frymëzon miliona njerëz me shpirtin e saj (Video)

Një vajzë e cila e ka kaluar pjesën më të madhe  të jetës në spital, po frymëzon miliona njerëz me shpirtin e saj luftues. Isabella Thompson, 7 vjeç, lindi me sëmundjen e hirschsprung, mungesë e rëndë e imunitetit e kombinuar  me n jë formë xhuxhizmi.

Bella ka bërë 21 operacione, përfshirë një transplant të palcës së kockave dhe është në listën e pritjes për një transplantim të zorrëve. “Ajo më ka treguar përfundimisht se është shumë e fortë,” ka thënë nëna e saj Kyla. “Unë dua të jem pozitive sepse ajo ka kaluar kaq shumë vështirësi,” shtoi ajo. Thompson, gjithashtu nëna e Waylon 2 vjeçare tha se Bella viziton çdo muaj spitalin rajonal Cypress për të bërë terapi infuzion.

Gjatë trajtimeve të saj, nëna dokumenton dhe ndan udhëtimin e Bellas në Instagram dhe TikTok, ku miliona ndjekës kanë reaguar ndaj shpirtit të saj pozitiv. “E kuptova që ajo është thjesht e lumtur, pa marrë parasysh sasinë e operacioneve. Ajo është aq e mirë dhe do të flasë me ju sikur të jetë shoqja juaj më e mirë,” shtoi nëna e Bellas.

Thompson ndau një video në TikTok të Bellas duke kërcyer një këngë nga filmi i famshëm për fëmijë “Trolls.” Video mori 4 milion shikime dhe Thompson tha se ajo mori shumë mesazhe të përzemërta për Bella. “Shumë të rritur janë si:” Nëse kamë një ditë të keqe, unë jam i stresuar” ose “Unë jam duke kaluar një skenar të ngjashëm mjekësor dhe Bella më jep gëzim,” tha Thompson.

Doktori i saj, Billie Au tha:” Ajo është një fëmijë shumë i zgjuar. Ajo shkon në shkollë dhe asnjë problem shëndetësor nuk ndikon në trurin e saj. Unë vërtet kam qenë e impresionuar se si Isabella dhe familja e saj janë të lumtur pavarësisht nga ajo që kanë kaluar.” Bella është në klasën e dytë dhe po mëson nga distanca. Ajo kënaqet duke kënduar, kërcyer, Legos, shëtitje, duke luajtur në dëborë dhe duke lexuar komente nga ndjekësit e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME