Categories Politike

Rreth 330 nominime për Çmimin Nobel për Paqe: Mes të nominuarëve dhe ish-presidenti Trump

Një tjetër rekord nominimesh  për Çmimin Nobel për Paqe është regjistruar për vitin 2021. Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se ky është numri i tretë më i lartë i kandidatëve i regjistruar ndonjëherë, plot 329 nominime. Sipas organizatës me seli në Oslo, rekordi prej 376 kandidatësh është arritur në vitin 2016.  “Kjo pasqyron një interes të madh ndërkombëtar për Çmimin Nobel për Paqe”, tha Olav Njoelstad, sekretari i Komitetit të Nobelit.

Nominimet e këtij viti përfshijnë 234 individë dhe 95 organizata. Komiteti nuk zbulon se kush është nominuar, por ata që nominojnë, mund t’i zbulojnë zgjedhjet e tyre. Mes të nominuarëve këtë vit përfshihen ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, lideri rus I opozitës, Aleksei Navalny, liderja në mërgim e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, aktivistja suedeze eklimës, Greta Thunberg, dhe aktivistja e të drejtave në SHBA, Stacey Abrams.

Ndërkohë, organizatat e nominuara janë OBSH-ja, Rrjeti Ndërkombëtar i Kontrollit të Fakteve dhe vëzhguesit e mediave: Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Fituesi i “Nobelit për paqen” pritet të shpallet në  muajin tetor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME