Categories Lajme

Një masë e re “patriotike” kundër produkteve të huaja

Lehtë të identifikueshme do të bëhen mallrat serbe që shiten në Kosovë, kur nga viti i ardhshëm do të hyjë në fuqi një udhëzim administrativ, i cili i obligon tregtarët që përkrah çmimit të vënë edhe etiketën e flamurit të vendit të origjinës së secilit produkt që e importojnë. Në opozitë thonë se, krahas kësaj mase “patriotike”, duhen politika shumë më përmbajtësore për t’i fuqizuar prodhuesit vendorë, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëzimi administrativ i cili është finalizuar tashmë dhe që deri në fund të muajit është planifikuar të miratohet, përcakton rregullat lidhur me vendosjen e kësaj etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së mallrave.

“Flamuri i origjinës së produktit duhet të vendoset afër çmimit të shitjes apo çmimit për njësi, jo më larg se 1 centimetër nga çmimi i produktit; Madhësia e flamurit që tregon origjinën e produktit të shtetit duhet të jetë në madhësi proporcionale me çmimin e produktit”, thuhet në dy paragrafët e parë të nenit të katërt. “Origjina e produktit të importuar përcaktohet nga autoritetet doganore”.

Neni pasues kërkon që flamuri i vendit të origjinës të jetë i vendosur në mënyrë të qartë dhe të jetë gjithherë i dukshëm për konsumatorin. Forma e flamurit është përcaktuar të jetë drejtkëndore me dimension prej 1.5 centimetrash gjerësi dhe 1 centimetër lartësi. Dimensionet është paraparë edhe të ndryshohen, “në rastin kur natyra ekspozuese e kërkon një gjë të tillë, mirëpo gjithherë duke ruajtur origjinalitetin dhe dukshmërinë e flamurit”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME