Categories Politike

Një mision së shpejti në Shqipëri?! Meta në Strasburg kërkon mbështetje për dekretin e anulimit të 30 qershorit

Presidenti Ilir Meta ka bërë publik një takim gjatë takimit të tij në Strasburg. Meta ka postuar foto nga takimi me sekretarin e Përgjitshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer. Kreu i shtetit thotë se me Kiefer kanë shkëmbyer mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë për kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri. Meta bën të ditur se i ka kërkuar Kiefer që të asistojë Shqipërinë duke sjellë në Tiranë një mision me ekspertë të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE.

“Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta anuloi dekretin për anulimin e 30 qershorit pak ditë pasi partitë politike kishin nisur fushatën elektorale. Megjithatë zgjedhjet lokale u mbajtën në 30 qershor, ku mazhoranca mori drejtimin e 60 bashkive në vend. Lidhur me dekretin për anulimin e zgjedhjeve mazhoranca ka ndërmarrë një nismë për shkarkimin e kreut të shtetit ndërkohë që është ngritur edhe një komision për hetimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME