Categories Lajme

Një person merr peng rreth 20 vetë në Lutsk të Ukrainës

Rreth 20 vetë janë marrë peng në perëndim të Ukrainës në qytetin Lutsk. Autoritetet kanë mobilizuar forcat e anti-terrorit dhe kanë rrethuar zonën, por ende pas disa orësh kërkesat e pengmarrësit janë të paqarta. Presidenti Volodymyr Zelensky që po e ndjek nga afër ngjarjen, tha se “po bëhet çdo përpjekje për të shmangur gjakderdhjen.”

Një person i armatosur ka marrë peng rreth 20 vetë në një autobus në perëndim të Ukrainës në qytetin Lutsk. Policia njoftoi për shkëmbim zjarri, por deri tani nuk njoftohen viktima. Nga ana tjetër janë të paqarta kërkesat e pengmarrësit. Zëvendësministri i Brendshëm Anton Herashchenko tha se pengmarrësi pretendon zotërimi e një bombe.

“Policia ka filluar një operacion të posaçëm për lirimin e pengjeve. Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata,” tha zoti Herashchenko. Autobusi ku ndodhen pengjet është rrethuar nga forca të anti-terrorizmit, ndërsa banorëve të zonës u është thënë të mos largohen nga banesat. Zëdhënësi i policisë Yurii Kroshko thotë se është e paqartë se pfarë kërkon pengmarrësi. “Ne po përpiqemi të negociojmë, po i telefonojmë pengmarrësit. Ai u përgjigj një herë, por më pas jo,” tha zëdhënësi.

Mediat ukrainase kanë shpërndarë Twitter-in e pengmarrësit, ku janë postuar edhe shumë kritika për figura të ndryshme politike, por për policinë është ende i paqartë shkaku dhe kërkesat e personit të fjalë. Ngjarjen po e ndjek nga afër edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Po bëhet çdo përpjekje për të shmangur gjakderdhjen,” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME