Categories Lajme

Një politikan serb hedh bojë në muralin e Mlladicit

Në Serbi ka vazhduar edhe të mërkurën (10 nëntor) shprehja e pakënaqësisë me vendosjen e një murali me imazhin e Ratko Mlladiçit, ish-komandant i ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë. Gjorgjo Zujoviq, një zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, hodhi ngjyrë në muralin e vendosur në një rrugë qëndrore të Beogradit. Më 9 nëntor Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndaloi një tubim të organizatës Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi, e cila donte të shlyente muralin e Mlladiçit. Të martën një numër i lartë i policëve qëndroi në pjesën e qytetit ku ndodhet murali.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Aida Qorovic, u ndalua të martën nga policia në Beograd, pasi hodhi vezë në mural. Të mërkurën policia nuk ishte e pranishme në këtë lokacion. Përmes një letre të hapur, Organizata Joqeveritare “Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi” (YIHR) tha më herët se nuk do të bëjë më përpjekje për të hequr muralin e Ratko Mlladiçit në qendër të Beogradit, siç ishte planifikuar.

Kjo organizatë tha se ka hequr dorë, pasi e kuptoi mirë deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrit, Aleksandar Vullin, në të cilën flitet për “fotografi të kokave të gjakosura serbe” nëse hidhet ngjyrë në muralin e Mlladiçit.

“Formacionet e tij paraushtarake, siç është (organizata ultra e djathtë) Leviatan, do të na thyenin kokat dhe policia e tij nuk do të na mbronte”, tha organizata.

Të martën, policia nuk i lejoi aktivistët t’i afroheshin muralit derisa një grup i mbështetësve të Mlladiçit u mblodhën në të njëjtin vend duke brohoritur mesazhe mbështetjeje për të. Ministria e Brendshme tha se policia ka ruajtur rendin dhe qetësinë publike në Beograd.

Gjatë ditës, policia arrestoi gjashtë persona “për prishje të rendit dhe qetësisë publike në zonën e tubimeve të paligjshme publike”. Në deklaratë thuhet se policia nuk e mbron muralin, por “rendin dhe qetësinë publike nga të gjithë ata që duan ta rrezikojnë atë, pavarësisht nëse janë pro heqjes së muralit apo e kundërshtojnë atë”. Si komandant i ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, Mlladiç është dënuar për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit, shfarosje dhe krime të tjera lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 deri më 1995.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME