Categories Lajme

Transportonte mbetje makinash dhe i hidhte në Nartë, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë (Emri)

DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Vihet në pranga 1 shtetas, për ndotje të ambientit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një kamionçinë që transportonte pjesë automjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit, arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 56 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi D. M. transportonte me një mjet kamion, mbetje makinash, të cilat i hidhte në vendin e quajtur “Tregu i fruta-perimeve” në Nartë, duke krijuar grumbuj mbetjesh, ndotje të rëndë të ajrit dhe prishje të strukturës së tokës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Vlorë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME