Categories Lajme

Një qytetare nga Vlora 69 vjeçe humb betejën , ja sa raste të reja konfirmohen gjatë 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3279 testime, 376 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 193 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 376 qytetarë, në këto bashki:

151 në Tiranë, 26 në Fier, 22 në Durrës, nga 12 qytetarë në Vlorë, Përmet, 11 në Berat, 10 në Elbasan, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Kavajë, Sarandë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, Shkodër, nga 6 qytetarë në Devoll, Korçë, Kamëz, nga 4 qytetarë në Kukës, Patos, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Këlcyrë, Rrogozhinë, Krujë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Dimal, Maliq, Divjakë, Tropojë.

Janë 5528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Vlora 69 vjeçe, një qytetare nga Përmeti 71 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin, transportohet me urgjencë në Tiranë…

LEXO ME SHUME