Categories Sport

Një rekord “i qarë me lot”! Neymar bëhet legjendë për Brazilin në ditën e gabuar

Brazili i ka dhënë lamtumirën Botërorit 2022 me yllin e kësaj skuadre, Nejmar, i cili mund të mburret vetëm për faktin se tashmë duhet të renditet mes legjendave të “seleçaos”. Përtej diskutimeve nëse e meriton një status të tillë, statistikat e vendosin atë mes yjeve më të ndritshëm të kësaj përfaqësueseje.

Goli i shënuar në shtesë ndaj Kroacisë sot, i dha mundësinë atij që të hynte në historinë e përfaqësueses si futbollisti i dytë i saj që shënonte në shtesat e një Kupe Bote, me një gol për të cilin ishin pritur 84 vite. Rezulton se në të gjitha shtesat që ka luajtur Brazili në historinë e vet në Botërorë, vetëm Leonidas ishte ai i cili kishte shënuar, për më tepër dy gola, në ndeshje ndaj Polonisë në vitin e largët 1938.

Por ky gol kishte një tjetër rëndësi për Nejmar pasi ishte i 77-i në kombëtare, duke barazuar Pele si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve të saj. Një gol që nuk kishte vlerë për të kaluar më tej Brazilin në fazën tjetër të turneut, me “seleçaon” dhe vetë Nejmar që e mbyllën me lot pasi dolën me penallti përballë Kroacisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME