Categories Sport

Një tjetër Dynamo në karrierën e Bakajt, shqiptari pranë transferimit te kampionët e Bjellorusisë

Elis Bakaj në fund të këtij viti pritet të ndryshojë skuadër por jo kampionat. Sulmuesi shqiptar i cili ka spikatur në këto dy vite me Shakhtyor Soligorsk ka arritur akordin me skuadrën e Dynamo Brest që është shumë pranë fitimit të titullit kampion në këtë sezon. Bakaj është tunduar edhe nga mundësia për të luajtur në Champions League, ndërkohë që ka qenë vetë presidenti i Dynamo Brest ai që ka kontaktuar futbollistin shqiptar për t’u transferuar te skuadra e tij pasi e pëlqen sëtepërmi Bakajn. Në këtë edicion Bakaj u përpoq të udhëhiqte Shakhtyor Soligorsk drejt fitimit të titullit në Bjellorusi por nuk ja doli pasi 10 golat dhe 12 asistet e tij në kampionat nuk mjaftuan ndërkohë që gjatë këtij viti kalendarik numëron dhe 4 gola në Kupë dhe 1 në kualifikueset e Europa League. Me Dynamo Brest, Bakaj do të firmosë një kontratë 2-vjeçare dhe paga e tij do të jetë më e lartë se te Shakhtyor Soligorsk. Dynamo Brest do të jetë skuadra e tretë me emrin Dynamo në karrierën e Elis Bakajt pas Dinamos së Tiranës dhe Dinamos së Bukureshtit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME