Categories Lajme

Një vajzë shqiptare ka ngecur në Arabinë Saudite, shoqja kërkon ndihmë në televizion

Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ në News24 është trajtuar skandali i rëndë i rekrutimit të vajzave shqiptare si eskorta në Dubai nga agjencitë shqiptare.

Një nga vajzat që kishte aplikuar për këtë punë pa e ditur të vërtetën pas skemës së agjensive deklaroi se edhe pse kishte një diplomë të shkollës së lartë u josh nga paga që ofrohej për punë si kamariere apo hostess.

Vajza e cila ishte kurorëzuar edhe Miss në një kompeticion në Turqi tregoi se vajzave u kërkohej të kishin trupa të gjatë, pa tatuazhe e pa deformime apo shenja dalluese.

E reja tha se dyshimet e para lindën pasi ishte ajo që iu premtua ishte një shifër shumë e lartë.

Ajo foli po ashtu për një vajzë të tretë e cila ndoqi të njëjtën rrugë rekrutimi dhe tani ka humbur çdo kontakt me familjarët pasi është nisur drejt Arabisë Saudite për të punuar si kameriere.

Vajza tha se pas komunikimit me vajzën që u nis drejt Arabisë tregonte se ishte tmerruar pasi kishte mbetur në një rreth vicioz nga i cili nuk e dinte nëse do të dilte.

Sipas saj vajza që ka “ngecur” ka probleme me dokumentacionin pasi që të largohet duhet të bashkëpunojë me agjensinë që e dërgoi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME