Categories Lajme

“Njeri jam dhe unë…”, Babai që vrau djalin me çekiç fut kokën poshtë tavolinës

77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili të premten (17 Shkurt) vrau me çekiç djalin e tij, Hamdiun, ndodhet ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë për t’u njohur me masën e sigurisë. Këto janë pamjet që gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, ka siguruar nga momenti ku 77-vjeçari ndodhet në sallën e gjyqit. Siç duket, Bylykbashi kërkon që të mos filmohet. Për këtë arsye ai fut kokën poshtë tavolinës.

“Mos u tallni me mua, njeri jam dhe unë”, thotë ndër të tjera 77-vjeçari. Pas këtij momenti, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Shefki Bylykbashi e goditi djalin disa herë në kokë me çekiç duke i shkaktuar vdekjen. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas policia zbuloi se kishin të bënin me vrasje. Djali, Hamdiu, 50 vjeç ishte konfliktuar me të atin dhe kishte tentuar që ta hidhte në pusin e ujit në oborr, por ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me çekiç në kokë. Shefki Bylykbashi e pranoi më pas se e kishte vrarë vetë djalin.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, tha ai para policisë.Viktima, Hamdi Bylykbashi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte jashtë shtetit, ndërsa kishte disa muaj që ishte i kthyer nga Franca. Sipas dëshmitarëve, prej kësaj situate ai konsumonte alkool çdo ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME