Njeriu i dytë, më i pasur në botë ka ndërmend të blejë skuadrën AC Milan për 890 milionë paund! Ky është lajmi më i fundit që po qarkullon me shpejtësi kudo në mediat italiane.
Sipas gazetës “Il Messaggero”, me bazë në Romë, një nga njerëzit më të pasur të planetit, Bernard Arnault po bën një ofertë shumë tërheqëse për të marrë klubin që aktualisht gjendet nën pronësinë eElliot Management- it.
Arnault, i cili ka mundur të sigurojë përfitime marramendëse falë markës së luksit Louis Vuitton, sot gëzon një pasuri prej 86 biliardë paundësh.
Thuhet se “Elliot Management” nuk dëshiron ta shesë klubin, nisur nga fakti që edhe më parë janë refuzuar oferta që kapnin shifrën 500-700 milionë.
Megjithatë, duket se biznesmeni francez është i vendosur për të shpënë deri në fund objektitvin ; atë të zgjerimit të prandorisë së tij. Elliot Management mori përgjegjësinë e klubit mbi supe në vitin 2017.
Përsa i përket Arnault-it, një nga figurat kryesore të biznesit botëror zotëron kapitale të shumta falë edhe rrjetit të dyqaneve Sephora dhe kompanisë së shampanjë Dom Perignon. Top Channel