Categories Lajme

Njeriu më i pasur në Shqipëri tregon 3 plazhet më të bukura të vendit tonë

Shqipëria ka plazhe unike nga Velipoja deri në Sarandë, me rërë të imët apo edhe me gurë. Por cilat janë plazhet më të bukura të vendit, sipas sipërmarrësit Samir Mane?

Në një intervistë për “Pushime on Top”, Mane ka rrëfyer tre plazhet e preferuara në Shqipëri, si dhe ka kujtuar pushimet më të thjeshta që ka kaluar në fëmijërinë e tij.

Pjesë nga intervista: Ju keni gjezdisur nëpër Shqipëri, cilat janë plazhet që preferon më shumë Samiri? Mane: Padyshim që Palasa është njëshi dhe dyshi për mua.

Jo sepse unë kam investuar aty, dhe nuk është natyrisht për reklamë, por është një plazh unik në raport me detin, ujin, malin, mikroklimën, çdo komponent pozitiv që mund të ketë një plazh është në Palasë.

Dhërmiu më pëlqen gjithashtu, sidomos fundi i Dhërmiut dhe Ksamili. I mban mend pushimet më të lira, me bukë me vete?

Mane: Më të lirat kanë qenë në Durrës, në kohën e komunizmit, me bukë me vete dhe me të gjitha ato pak fasilitetet që kishte atëherë, por kënaqësia ka qenë e madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME