Categories Lajme

U arrestua pas 5 vitesh arrati, gjykata merr vendimin për ish shefin e policisë së Dhërmiut

Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhërmiut, i arrestuar 11 gusht në Berat, pas 5 vitesh arrati ka dalë mëngjesin e kësaj së shtune përpra Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë arrest me burg si dhe dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij, nga gjykata e shkallës së parë.

Pas dhënies së gjeneraliteteve përpara gjyqtares së posaçme Atalanta Zeqiri, kjo e fundit ka vendosur ndaj ish shefit të Dhërmiut vazhdimin mases së sigurimit ‘arrest me burg’.

Ai u arrestua në Berat mbrëmjën e 11 gushtit e më pas u transportua për në Tiranë. Bode në prill u dënua me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike e grup kriminal. Sokol Bode kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Britania, ku qëndronte i fshehur pas shpalljes në kërkim dhe dënimit në mungesë për përfshirje në trafik droge. Ai u shpall fajtoe pasi SPAK e akuzonte si bashkëpunëtor të grupit të Habilajve.

Bode i hetuar në të njëjtën dosje me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe ish drejtorin e policisë Vlorë Jaeld Çela të dy të dënuar me nga 3.4 vite burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME