Categories Kuriozitete

Njeriu me nofulla të “çelikta”, tërheq me dhëmbë trenin me 7 vagonë

Rathakrishnan Velu, i quajtur edhe Raja Gigi në vendlindjen e tij Malajzi, është një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm të botës. Ai mund të tërheqë me forcën e nofullave të tij makina të rënda, dhe deri trena me disa vagonë.

Rathakrishnan e theu Rekordin Botëror Ginnes më 18 tetor 2003, kur arriti të tërheqë një tren me peshë 260.8 ton për mbi 2.8 metra. Ai e theu vetë këtë rekord më 30 gusht 2007 në Kuala Lumpur, kur tërhoqi një tren me 7 vagonët e tij që peshonte 297.1 ton, në distancën 4.18 metra. Rathakrishnan thotë se ka filluar të ushtrohet me peshat e rënda që kur ishte 14 vjeç.

Ai përdor teknikat e përqendrimit, të mësuara nga një guru indian. Velu ngrihet çdo ditë që në orën 4:30 të mëngjesit. Vrapon mesatarisht 25 km në ditë, mediton, stërvit nofullat e tij të famshme, dhe ngre pesha të ndryshme.

Pavarësisht aktivitetit të madh fizik, ai është çuditërisht një vegjetarian, dhe nuk konsumon asnjë lloj mishi. Para se të nisë një numër të ri, Rathakrishnan Velu, mbyll në fillim sytë, bën ushtrime të frymëmarrjes, më pas ulet përtokë, dhe nis të tërheqë peshat e jashtëzakonshme.TIRANA TODAY

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME