Categories Lajme

Shënohet rasti i tretë me koronavirus në Angli. Autoritetet në alarm, i prekuri nuk ka vizituar Kinën

Shënohet rasti i tretë me koronavirus në Britaninë e Madhe. Sipas medieve vendase i prekuri me virusin vdekjeprurës nuk ka ardhur nga Kina, ndërsa ky fakt shton akoma më shumë alarmin për autoritetet britanike. Mësohet se pacienti është diagnostikuar me koronavirus në Brighton para se të merrej dhe të futej në karantinë në spitalin e Londrës.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik në Angli pohoi se pacienti nuk kishte vizituar kontinentin aziatik, por në rrethana ende të paqarta është prekur nga virusi.

Pacienti u paraqit në spital pas simptomave të ngjashme me të gripit, por më pas u zbulua se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 565 viktima dhe janë infektuar 28.500 njerëz në 28 vende dhe territore në të gjithë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME