Categories Politike

Njerzit e Presidentit Trump, i bashkohen kompanisë amerikane që vepron në Kosovë

Ish Sekretari i Brendshëm Zike dhe shkencëtari Lindgren i bashkohen Daniel Cannon-it në kompaninë amerikane Artillery One, Inc, transmeton Gazeta Metro.

Artillery One me kënaqësi bën të ditur se ish Sekretari i Brendshëm dhe Kongresmeni i Shteteve të Bashkuara Ryan Zinke është bashkëngjitur si Drejtor Menaxhues. Zinke ka shërbyer si Komandant i Navy Seals, përfshirë edhe gjatë luftës në Kosovë, para një karriere të gjatë në shërbim publik, e cila arriti kulmin kur ai u emërua Sekretar i Brendshëm i Administratës Trump. Para kësaj pozite, Zinke ishte pjesë se Senatit të Montana-s dhe më pas Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, ku ai ishte anëtar i Komitetit të Resurseve Natyrore dhe Komitetit të Shërbimeve të Armatosura. Për më tepër, ai është një ndërmarrës i suksesshëm me përvojë në menaxhim të pronave dhe zhvillim të biznesit me kompaninë e konsulencës, ‘Continental Divide International’.

“Sekretari Zinke sjell një pasuri të eksperiencës dhe njohuri mbi biznesin dhe qeverisjen,” tha Kryeshefi Ekzekutiv i Artillery One Daniel P. Cannon. “Ekspertiza e tij në sektorët e energjisë dhe teknologjisë do t’i ndihmojnë Artillery One të vazhdojë të zgjërojë biznesin e konsulencës dhe finances në fushat kryesore të sigurisë kibernetike, energjisë, teknologjisë financiare dhe aseteve digjitale. Ne me kënaqësi do ta njoftojmë atë me partnerët strategjikë dhe klientët tanë rreth globit.”

Si Drejtor Menaxhues, Ryan Zinke do të punojë ngushtë me z. Cannon, bankieri investiv vizionar i cili themeloi Artillery One, për të ndjekur globalisht mundësitë për investim dhe zhvillim në energji, teknologji financiare dhe siguri kibernetike. Së bashku me z. Cannon, ata do të vazhdojnë të ndjekin vizionin e Presidentit Donald J. Trump në Bërjen e Amerikës të Madhe Përsëri (Making America Great Again), duke sjellur zhvillim ekonomik, vende pune dhe mundësi për njerëz, në ShBA dhe ndërkombëtarisht. Përderisa Zinke do të jetë i vendosur në Montana dhe Kaliforni, aktivitetet e tij të punës pritet të përfshijnë udhëtime të shpeshta jashtë vendit në Evropë dhe vende tjera.

Artillery One më tutje dëshiron të bëjë të ditur emërimin e Steven Lindgren për President të saj. Ish Kryeshefi i Riskut në UBS, z. Lindgren ka mbi 25 vite përvojë si kuant, zhvillues, tregtues dhe menaxher risku për banka globale investive dhe menaxherë të pasurisë.

Me prejardhje nga Çikago, z. Lindgren ka tituj në Fizikë nga Unversiteti i Çikagos dhe Universiteti Stanford. Para karrierës së tij në Financë, ai bashkë-themeloi një start-up të Silicon Valley, Stanford Research Systems, e cila dizajnon instrumente shkencore, dhe poashtu kreu hulumtime si Skencëtar i Lartë për Grupin e Avancuar të Teknologjisë në General Atomics në La Jolla, Kaliforni. Z. Lindgren do të jetë i vendosur në Zug, Zvicër

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME