Categories Politike

Haradinaj për kërkesat e SHBA’ve: Taksa pezullohet nëse kemi një garanci ndërkombëtare

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dërgimit nga Departamenti i Shetit amerikan në adresën e Qeverisë tetë pikat kryesore që duhet t’i respektojë Kosova, e që njëra nga to është heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj e ka pranuar në mënyrë indirekte pranimin e kushteve të kërkuara nga SHBA’të, mirëpo ai për ta pezulluar taksën 100% ndaj Serbisë po kërkon tani një garancion nga ndërkombëtarët se serbët do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Për dallim nga këshilltari i tij Avni Arifi dhe zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi, ai nuk e ka përmendur se a ka pranuar ndonjë letër nga Departamenti i Shtetit amerikan në lidhje me 8 kërkesat që janë ardhur sot në adresën e tij.

Haradinaj tani po kërkon një garancë ndërkombëtare për marrëveshjen me Serbinë, marrëveshje kjo që sjell njohje nga Serbia.

Postimi i plotë i tij:

Përderisa kemi vetëm sygjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, pa kontratë të paradakorduar dhe garancë ndërkombëtare, që do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare që rezulton me njohje, taksa vazhdon të mbetet në fuqi.

Jam thellësisht i bindur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje. Ne intensivisht po punojmë për një kontratë përfundimtare, marrëveshje finale, me ç’rast edhe dorëzuam Librin e Madh me kapituj dhe Draftin e kësaj marrëveshjeje. Tërë këtë përmbajtje e kemi zhvilluar me qëllim për t’u siguruar se kur ulemi me Serbinë të kemi materie të qëndrueshme, me fakte dhe argumente.

Vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk ka për qëllim pengimin dhe prolongimin e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje.

Përkundrazi, Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke. Garanca do të thotë që ekziston një materie, kontratë e dakorduar në parim dhe pret vetëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që rezulton me njohje, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME