Categories Lajme

“Njihen certifikatat e veterinerëve”, Frida Krifca zbulon marrëveshjen e re të “Ballkanit të Hapur”

Në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare është nënshkruar një tjetër marrëveshje në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur” që parashikon bashkëpunim në fushën e veterinarisë.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca deklaroi se kjo marrëveshje parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë.

Krifca deklaroi se me anë të kësaj marrëveshje njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar mbrojtjen e territoreve nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë.

Njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset. Duke adresuar një shqetësim që biznesi ka pasur. Duke kryer kontrolle në doganën më të afërt të destinacionit.

Marrëveshja nënkupton edhe shkëmbim informacionesh në kohë reale për të siguruar shkëmbimin e produkteve”, tha ministrja.

Ajo u shpreh se në vitin 2022 është parashikuar buxheti më i madh i mbështetjes për programin e zhvillimit rural që ka për qëllim daljen në tregun ndërkombëtar me një cilësi të shtuar.

“Në vitin 2022 kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes për programin e zhvillimit rural. Qëllimi është rritja e konkurrencës që të dalin në treg me konkurrent. T

regu ndërkombëtar kërkon rritje të cilësisë. Marrëveshja është e rëndësishme në aspektin e sigurisë ushqimore. Mbështetja do të kryhet edhe për investimet që rrisin jo vetëm kapacitetet por edhe standardet”, deklaroi ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME