Categories Lajme

Njihet me të fejuarin në rrjetet sociale, babë e bir burgosin nusen 19-vjeçare

Një vajzë e re 19-vjeçare me origjinë nga Maqedonia, burgoset, keqtrajtohet dhe dhunohet nga i fejuari dhe vjehrri me origjinë kosovare. Sipas medieve italiane, mësohet se e reja u shpëtua dy ditë më parë nga Policia italiane dhe u dërgua në sallën e emergjencës në Rimini. Ndërkohë, mposhte se nën akuzën e rrëmbimit, plagosjes dhe dhunës në familje është arrestuar babai dhe djali, përkatësisht 50 dhe 24 vjeç, të identifikuar me inicialet S. B., dhe E. B.

Rreth 5 muaj më parë, 19-vjeçarja maqedonase u njoh me të dashurin e saj, një djalë i ri, që jetonte në Itali së bashku me familjen prej 20 vitesh. Pas disa muajsh shkëmbime mesazhesh dhe fotosh, në fund të tetorit vajza kishte vendosur të largohej nga Maqedonia për të kaluar në shtëpinë e të dashurit të saj në Rimini, në një vilë të vogël në zonën qendrore të qytetit.

Vetëm pas një periudhe të shkurtër njohjes,19-vjeçarja përpara se të udhëtonte drejt Italisë, ishte siguruar që të dyja familjet ta njihnin njëra-tjetrën përmes bisedave në chat. Megjithatë, ajo që duhej të ishte fillimi i një historie dashurie, ishte kthyer në një makth. I fejuari dhe vjehrri i ardhshëm ishin bërë gardianët e saj. Ata i kishin marrë celularin dhe pasaportën. E detyronin që ajo të bëhej kamerierja e tyre dhe ndonjëherë e detyronin që të flinte në dysheme, nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikologjike. Jo vetëm kaq, por vajza ishte rrahur me shkelma dhe grushte. Me derën kryesore gjithmonë të mbyllur me çelës, ajo nuk mund të dilte kurrë dhe ata që e dhunonin ishin babë e bir.

Përulja e vazhdueshme me miratimin e heshtur të pjesëtarëve të tjerë të familjes vazhdoi derisa ajo arriti të merrte telefonin celular të një prej vëllezërve të të fejuarit. Nëpërmjet telefonit, vajza i kërkoi ndihmë babait të saj në Maqedoni dhe kur prindërit nga jashtë i kontaktuan 113, policia e Riminit shkoi në banesë, gjeti, mori dhe e dërgoi vajzën në spital dhe arrestoi dhunuesit.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME