Categories Lajme

Njihuni me dronin “spiun” të NATO-s, 30 orë në ajër në një lartësi deri në 18 kilometra

Aleanca ushtarake e NATO-s sapo ka marrë në dorëzim dronin e parë spiun të quajtur Global Hawks. Ky mjet do të ndihmojë komandantët në tokë për të identifikuar kërcënimet potenciale ndaj vendeve të kësaj aleance, me një dron të vetëm i cili mund të shikojë një territor me madhësinë e Polonisë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, kërkoi nga vendet anëtare që të angazhohen më shumë për NATO-n dhe ky mund të jetë vetëm fillimi. Këto janë dronet e parë të aleancës që do të veprojnë pa një ekuipazh brenda tij.

Global Hawks me bazë në Siçili, mund të udhëtojë përreth gjysmës botës me vetëm një furnizim karburanti dhe mund të qëndrojë në ajër rreth 30 orë duke mbikëqyrur. Mund të përshkojë 10.000 milje dhe të fluturojë në një lartësi prej rreth 18 km. Droni përdor radarin dhe sensorin e tij për të fotografuar territorin nëpër të cilin kalon dhe mbikëqyr. Fotografia e kapur nga droni i dërgohet ekipit të stacionit fushor për t’u analizuar. Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjatë një interviste për BBC tha: “Inteligjenca, mbikëqyrja dhe zbulimi është të kuptuarit se çfarë po ndodh në afërsi të kufijve tanë. Ne kemi parë forcimin e ushtrisë ruse gjatë viteve të fundit. Ne kemi qenë dëshmitarë si e përdori Rusia këtë ushtri kundër Krimesë dhe se si e aneksoi atë në mënyrë të paligjshme.” “Nëse do i kishim këto drone në vitin 2014, atëherë do ta kuptonim më mirë se çfarë po ndodhte në Krime.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME