Categories Sport

Njihuni me Kiana Kryeziun, e para femër skiatore që do të përfaqësojë Kosovën

Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu do të jetë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Pekin 2022”. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët njoftuan se Kryeziu ka arritur të fitojë normën olimpikë, për të marrë pjesë në Pekin. Kiana hyn në histori, pasi që bëhet është femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore. 17 vjeçarja, gjatë ditës së premte ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.

Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” do të mbahen në Pekin të Kinës, prej 4 deri më 20 shkurt.

Ekipi Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të dytë në Lojërat Dimërore, pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”. Ndërkohë, normën olimpike nga Kosova e ka fituar edhe skitari tjetër, Albin Tahiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME