Categories Lifestyle

Njihuni me mënyrat si të përfitoni më shumë hekur nga ushqimet

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit shoqërohet me një sërë simptomash të ndryshme. Njerëzit që vuajnë prej saj zakonisht ndihen të plogësht, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Studimet, kanë konfirmuar se 21 përqind e grave të moshës nga 19 deri në 34 vjeç kanë nivele të ulëta të akumulimit të hekurit në organizëm.

Burimet e hekurit për organizmin
Organizmi i njeriut nuk arrin dot të prodhojë hekur. Në këtë mënyrë, njeriu mund ta marrë atë nëpërmjet ushqimeve që kanë një përmbajtje të lartë të këtij minerali. Problemi qëndron tek përthithja e hekurit. Sipas të dhënave, sasia e hekurit që marrim nga ushqimet, mund të mos përthithet siç duhet nga organizmi.

Si të përfitoni sasinë maksimale të përthithjes së hekurit
Rekomandohet ngrënia e barishteve të freskëta ose të gatuara me avull. Spinaqi mund të zihet shumë lehtë, por jo për minuta të tëra. Në pak sekonda, spinaqi çliron 55 përqind më shumë hekur të tretshëm se sa kur hahet i freskët. Por mos e zieni tepër.

Një tjetër hap i duhur drejt përthithjes së mirë së hekurit është ngrënia e ushqimeve ose pijeve të pasura me vitaminë C në çdo vakt. Mishi i kuq është veçanërisht i pasur me hekur që përthithet lehtë nga organizmi. Spinaqi, bizelet dhe thjerrëzat janë burime të shkëlqyera të hekurit. Nga ana tjetër, konsumatori duhet të dijë se hekuri që merret nga buka ose drithërat e pasuruar me këtë mineral, nuk është gjithmonë i përthithshëm nga organizmi.

Mënyra e përgatitjes së ushqimit ka rëndësi
Ekspertët shpjegojnë se mënyra e përgatitjes së ushqimit dhe pijeve mund të tjetërsojë sasinë e hekurit që përthith organizmi. Për shembull, nëse ju i shoqëroni drithërat e mëngjesit me lëng portokalli, atëherë organizmi juaj do të përthithë më shumë hekur. Kjo ndodh sepse lëngu i portokallit përmban vitaminë C e cila lehtëson përthithjen e hekurit.

Nga ana tjetër, nëse ju tasin e drithërave e shoqëroni me kafe, atëherë do të përthithni më pak hekur. Kjo ndodh sepse kafeja përmban polifenolë që ndërlidhen me hekurin dhe e vështirësojnë tretjen e tij. Rekomandohet që kafenë ta pini të paktën 30 minuta pas ngrënies./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME