Categories Lajme

Njihuni me motin, nesër shtrëngata e breshër në disa zona

Pas ditëve të nxehta me temperatura përvëluese, e mërkura do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, fillimisht në Veriperëndim e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në Veriperëndim, Jugperëndim dhe në Ultësirën Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër deri në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Era do të jetë nga Veriperëndimi- Jugperëndimi 1-10m/s e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat maksimale.

zonat malore 17°C deri në 29°C
zonat e ulëta 20°C deri në 32°C
zonat bregdetare 18°C deri në 32°C

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME