Categories Kuriozitete

Njihuni me qytetin gjerman që “fle” mbi 72 ton gurë të çmuar

Banorët e qytetit Nordlingen në Gjermani e dinë se jetojnë me tonelata diamante, por nuk planifikojnë t’i “shembin” që të pasurohen. Nordlingen në Bavari të Gjermanisë qëndron mbi diamantet që gjenden aty qysh prej 15 milionë viteve, kur një asteroid goditi Tokën.

Gjeologët vlerësojnë se gjerësia e asteroidit ishte rreth një kilometër, pikërisht sikurse Nerdlingeni i sotëm dhe peshonte rreth 3 miliardë tonelata.

Goditja ishte aq e fortë sa që rriti temperaturën dhe presionin e mjaftueshëm që të krijohet një përzierje mes xhamave, kristaleve dhe diamanteve.

Vlerësohet se rreth 72 tonelata diamante gjenden në rajonin e Nordlingenin. E kur miliona vite më vonë erdhën banorët e parë, nuk e dinin se shtëpitë po i ndërtonin me materiale tejet të çmuara.

Prej vitesh besonin se prejardhje e krateri është nga vullkani, deri në vitet e 60-ta kur u konstatua së bëhet fjalë për një asteroid.

Ata përdorën suevitin (material i përzier me gurë, xham, kristale dhe diamante) si material për ndërtime, duke mos e ditur se përbëhet nga diamantet e shtypur.

Kështu kishat dhe muret e qytetit janë shumë më të vlefshme sesa që duken në shikim të parë. Sasia e diamantit është aq e madhe, por banorët nuk do të mund të fitonin shumë para pasi madhësia e tyre është më e vogël se 0,2 milimetra, kështu nuk planifikojnë ta shembin qytetin për t’u pasuruar.

Megjithatë ky qytet gjerman gjeneron të hyra me mënyra tjera – turistët nga e gjithë bota shkojnë atje për të parë arkitekturën dhe vizituar muzeun Ris Crater, në të cilin gjendet mostra të kraterit të shkaktuar nga asteroidi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME