Categories Kuriozitete

Njihuni me “yllin e Shqipërisë” në Univers

Mes miliarda yjesh në qiell, Shqipëria do të ketë një yll të çertifikuar me emrin e vetë shqiptarëve. Kështu ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në facebook, fizikantja Mimoza Hafizi. Nëpërmjet një fotoje Hafizi ka treguar “Yllin e Shqipërisë”, përmes teleskopit të grupit të saj.

Postimi i Mimoza e Hafizit: 

Ylli i Shqipërisë është treguar me shigjetë në këtë foto, marrë përmes teleskopit tonë.

Ç’është ky yll?

Këto muaj po zhvillohet një fushatë botërore për emërtimin e disa planeteve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një i tillë. Ky që shfaqet në foto, me emrin teknik HD 82886, i është lënë Shqipërisë. Ylli ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011.

Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë. Bashkë me një grup studentësh të fizikës, dëshërojmë të nxisim një proces, ku të marrë pjesë çdo shqiptar që ka ide e dëshëron të kontribojë.

Ndihma e parë e secilit do të ishte përhapja e këtij informacioni. Nëse ju pëlqen të jeni pjesë e procesit, mund të na kontaktoni në adresën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME