Categories Lajme

Njoftim i rëndësishëm: Këtyre personave ju lejohet hyrja në Gjermani

Që nga 17.03.2020 përkohësisht deri më 15.05.2020 vlejnë kufizimet e zgjeruara të hyrjes gjatë udhëtimit për në Gjermani. Këtyre personave do të ju mundësohet edhe më tutje hyrja në Gjermani: Shtetasve gjermanë, si dhe anëtarëve të tyre nga familja e ngushtë (bashkëshortëve, fëmijëve të mitur, prindërve të fëmijëve të mitur) me pasaportë valide dhe lejeqëndrim/vizë nacionale valide, nëse kthehen në vendbanimin e tyre në Gjermani. Nëse bëhet fjalë për hyrjen e parë të anëtarëve të familjes që kanë nevojë për vizë, atëherë viza duhet të jetë lëshuar para datës 17.03.2020.

Do të duhej të sjellej me vete një dëshmi mbi lidhjen familjare (çertifikatë martesore, çertifikatë e lindjes). Shtetasit e BE-së + shtetasit e Norvegjisë, Islandës, Lihtenshtajnit, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës dhe anëtarët e tyre nga rrethi i ngushtë familjar (shih lartë), të cilët kthehen në vendbanimin e tyre ne Gjermani. Nëse bëhet fjalë për hyrjen e parë të anëtarëve të familjes që kanë nevojë për vizë, atëherë viza duhet të jetë lëshuar para datës 17.03.2020. Do të duhej të sjellej me vete një dëshmi mbi lidhjen familjare (çertifikatë martesore, çertifikatë e lindjes). Shtetase evropianë + shtetasve norvegjezë, të Islandës, të Lihtenshtajnit, Britanisë së Madhe dhe Zvicerës dhe familjarëve të tyre të ngushtë (shiko më lartë), si tranzit për udhëtim në vendbanimin e tyre.

Për këtë duhet të paraqiten dëshmi të rrugëtimit të mëtejshëm për vendit përkatës. Shtetasve të vendeve të tjera me leje gjermane qëndrimi ose viza gjermane, te cilët kthehen në vendbanimin e tyre (kjo nuk vlenë për viza Schengen, ose hyrje të parë me vizë nacionale!). Shtetaves të vendeve të tjera, të cilët  në Gjermani ushtrojnë një funksion të ashtuquajtur „thelbësor“, iu mundësohet hyrja, nëse ata paraqesin dëshmi të përkatëse.

Ata janë: personeli shëndetësor, hulumtuesit, punonjësit e infermierisë udhëtarët kufitarë të akredituar, personeli i transportit për trafik të mallrave, si edhe të fushave të tjera te nevojshme (p.sh. ekuipazhi i aeroplanëve), diplomatët e akredituar, punonjësit e organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak, ndihmësit humanitarë, të cilët udhëtojnë për të ushtruar funksionin e tyre.

Pasagjerët tranzit (edhe ata, të cilët me ndihmën konsullore të vendeve të tyre,  janë kthyer ne vendin e banimit) Pasagjerët, të cilët udhëtojnë për arsye të detyrueshme familjare: policia federale gjatë hyrjes e shqyrton çdo rast individualisht në bazë të dokumentacionit, gjegjësisht dëshmive të paraqitura, nëse ekziston një arsye e detyrueshme familjare për udhëtim.

Të gjithë personat, të cilët  nuk bëjnë pjesë në  asnjë prej kategorive të lartëshenuara, duhet të llogarisin që do të refuzohen në kufi. Përveç kësaj, nga data 10.04.2020 për personat që kthehen pas një qëndrimi disamujor jashtë vendit, parimisht vlenë vetë-izolimi i detyrueshëm 14-ditor në karantinë. Kjo vlenë për të gjithë personat me vendbanim të zakonshëm në Gjermani, pavarësisht nga nënshtetësia e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME