Categories Lajme

Lajm optimist për pushimet verore, do të jenë të mundura, nëse…

Evropianët mund të jenë optimistë se një pushim veror eshte ende i mundur megjithë pandeminë e koronavirusit. Deklaraten e ka bere se fundi presidentja e Komisionit Evropian. Një javë pasi ajo deklaroi per evropianet se nuk duhet te planifikojne pushime apo te bejne prenotime per kete vere, Ursula von der Leyen tani ka sugjeruar që pushimet mund të ishin të mundshme duke aplikuar ‘zgjidhje të zgjuara’. “Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të pasur pushime verore,” tha ajo në një intervistë ne portalin e lajmeve Porto Expresso. ‘Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjienike, me pak më shumë distancë sociale, por është mbresëlënëse të shohim që kemi gjetur zgjidhje. Kështu që unë jam optimiste për pushimet e verës” tha ajo.

Sidoqoftë, ajo nuk tha qartë në komentet e saj nëse fliste për pushime jashtë vendit apo brenda vendit. Von der Leyen tha që ishte “mirë” që vendet po fillojnë të heqin “masat kufizuese”, por paralajmëroi që qeveritë duhet ta bëjnë këtë “me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”.

Komentet e saj japin njëfarë optimizmi për shumë njerëz që janë detyruar të anullojnë planet e tyre për shkak të krizës globale të koronavirusit. “Eshte e vështirë të parashikosh se si do të jenë muajt e ardhshëm, por ajo që unë shoh është se ne kemi filluar të mësojmë të jetojmë me virusin”, tha von der Leyen, duke shtuar se ajo ishte ‘e impresionuar’ me zgjidhjet që janë gjetur nga disa sektorë për të përballuar krizën.

“Për shembull, unë jam e impresionuar kur shoh se sa inovative është ekonomia, në mënyrën se si prodhimi ka ndryshuar,” tha ajo. “Punëtorët punojnë meë ndërrime, me grupe më të vogla, me distancë sociale, me masa të reja higjene.” Masat e tilla, shpreson ajo, mund të përdoren gjithashtu për rihapjen e sektorit të turizmit nga i cili përfitojnë kaq shumë vende në Evropë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME