Categories Lajme

Njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë nisur nga situata e pandemisë, ku konstatohen raste të shtimit të infektimit të shtetasve me Covid-19, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, bëjmë me dije qytetarët e Qarkut Vlorë se vijon të jetë e ndaluar lëvizja e lirë e qytetarëve jashtë fashës orare. Personat që konstatohen të lëvizin jashtë fashës, ndaj tyre do të merren masa në zbatim të Aktit Normativ.

Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive. Personat që lëvizin për arsye pune apo shëndetësore duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania. Ju rikujtojmë se është në fuqi fasha orare 22:00 deri në 06:00, për baret, restorantet, fast food, lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

Ndalohen grumbullimet më shumë se 10 persona. Qyetarët apo subjektet që nuk respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së infeksionit do të gjobiten në bazë të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe ju bën thirrje që të respektojnë masat e marra për parandalimin, përhapjen e infeksionit, me qëllim mbrojtjen e vetës, familjarëve dhe të afërmëve. Ju faleminderit! #BashkëJaDalim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME