Categories Lajme

Njoftim për MATURËN 2021, programet e studimit që ofron Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Të dashur maturantë, Prej datës 29 Korrik deri më 03 Gusht 2021, ju mund te plotësoni në portalin e aplikimit universitar U-Albania, Formularin A2. Ju ftojmë të zgjidhni si preferencë të parë, programet e studimit që ofron Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.

Për vitin akademik 2021-2022, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, vjen më një ofertë akademike të larmishme me 27 Programe të Nivelit Bachelor, 1 Program të Integruar të Studimeve të Ciklit të Dytë, si dhe me 2 programe studimi me Karakter Profesional.

Programet e studimit janë jo vetëm në përputhje me nevojat e tregut të punës në nivel kombëtar dhe rajonal, por njëkohësisht i janë nënshtruar vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit prej Agjencisë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, duke përfunduar me sukses këtë proçes. Fakt i cili e rendit dhe diferencon Universtetin “Ismail Qemali”, Vlorë si ndër të vetmet universitete publike që ka realizuar këtë proçes për të gjitha programet Bachelor.

Sjellim në vëmendjen tuaj se Maturantët/kandidatët, që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare, kriteri i përzgjedhjes është veçse përfundimi i studimeve në arsimin e mesëm të lartë ( diplomë e shkollës së mesme).

Për tu rregjistruar në Programet e Bachelor dhe DND (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë), ju duhet të gruponi programet sipas kriterit të mesatares.

Bashkëlidhur gjendet lista e plotë e ofertës akademike, së UV-së.

Suksese! Ju mirëpresim në “ Universitetin Ismail Qemali”, Vlorë !

  1. Fakulteti i Ekonomisë
  2. Bachelor në “Administrim Biznesi”;
  3. Bachelor në “Kontabilitet”;
  4. Bachelor në “Financë”;
  5. Bachelor në “Marketing”;
  6. Bachelor në “Ekonomiks”;
  7. Bachelor në “Manaxhim Turizmi”;
  8. Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
  9. Bachelor në “Histori- Gjeografi”;
  10. Bachelor në “Mësuesi për Arsim Fillor”;
  11. Bachelor në “Pedagogji e Specializuar”;
  12. Bachelor në “Mësuesi për Arsim Parashkollor”;
  13. Bachelor në “Gjuhë Italiane”;
  14. Bachelor në “Gjuhë Angleze”;
  15. Bachelor në “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”;
  16. Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Drejtësi;
  17. Bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi Kulturore” me dy profile: “Gazetari dhe Multimedia” dhe “Trashëgimi Kulturore”
  18. Fakulteti i Shëndetit Publik
  19. Bachelor në “ Infermieri e Përgjithshme”;
  20. Bachelor në “ Infermieri Mami”;
  21. Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore
  22. Bachelor në “ Inxhinieri Elektrike”;
  23. Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”;
  24. Bachelor në “Inxhinieri Navale”;
  25. Bachelor në “Biologji”;
  26. Bachelor në “Kimi”;
  27. Bachelor në “Matematikë”;
  28. Bachelor në “Fizikë”;
  29. Bachelor në “Navigacion”;
  30. Bachelor në: “Informatikë”;
  31. Bachelor në: “Shkenca Kompjuterike”;
  32. Bachelor në: “Teknologji Informacioni”;
  33. “Teknik Laboratori Kimik”, 2 vite akademike, me karakter profesional.
  34. “Akuakulturë dhe higjenë e produkteve të peshkimit”, 2 vjet me karakter profesional

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME