Njoftim solidarizimi
Ne këtë situatë të rëndë që po kalon vendi ynë, Konsulli i Nderit i Ukrainës në Shqiperi, z.Bledi BAJRAKTARI në bashkëpunim me ALER Travel dhe ALER Group hapin dyert e rrjetit të hoteleve me vendodhje ne Malin e Robit, ALER Hotel dhe ALER Luxury Resort, ashtu edhe në qytetin e Vlorës ALER Grand Hotel si dhe ALER Luxury Hotel. Jemi të gatshëm të mirëpresim familjet e prekura nga tërmeti. Ushqimi dhe akomodimi merren përsiper nga z.BAJRAKTARI së bashku me ALER Travel dhe ALER Group! Një falenderim edhe për z. Artur HAXHI për ndihmën e dhënë tek ALER Grand Hotel në Vlorë.
Shqiperia dhe shqiptarët të bashkuar, për të kaluar edhe këto momente të vështira!
Categories
Lajme
Njoftim solidarizimi nga Bashkia e Vlorës, hapen dyert e hoteleve ALER: Shqipëria dhe shqiptarët të bashkuar!
